KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humb jetën një 69-vjeçar nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive në Shkup

Humb jetën një 69-vjeçar nga Ethet e Nilit Perëndimor, 19 pacientë në Klinikën Infektive në Shkup

Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar numrine viktimave në shtatë. Pacienti 69-vjeçar nga Gazi Baba prej ditësh ishte shtrirë për kurim në Klinikën Infektive.

“Gjendja sa i përket pacientëve të hospitalizuar është e njëjtë, mendoj se janë 19 pacientë. Pra, kemi vetëm një rast të ri të konfirmuar nga Radishani. Në fakt, këtë javë, gjatë ditëve të fundit, që nga fundjava, të gjitha rastet e reja janë nga pjesa veriore e Shkupit“, deklaroi Sasho Klekovski.

Klekovski tha se sipas një studimi në SHBA është vërejtur se meshkujt kanë më shumë gjasa të preken nga format e rënda të sëmundjes dhe rrezik më të lart për vdekje.

Sipas raportit të Ministrit të Shëndetësisë rreth 79% e rasteve janë meshkuj.Numri i pacientëve të shtruar në spital mbetet 19, dhe autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë situatën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.