KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit të kombit Jashar Salihu

Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit të kombit Jashar Salihu

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër, i mori jetën Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

“Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)”, thuhet në njoftimin mortor.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Blerimit.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Blerim Salihu, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit tonë, Jashar Salihu.Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për nënën e Blerimit, Nerxhivanen, bashkëshorten Albanën, vëllezërit Taulantin dhe Dardanin, si dhe për gjithë familjen atdhetare Salihu nga Batusha e Gjakovës”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.