KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Huawei po përgatit telefon me bateri mbi 10 mijë mAh

Huawei po përgatit telefon me bateri mbi 10 mijë mAh

Telefonat e parë me bateri prej 10 mijë mAh tashmë kanë dalë në treg falë markave si Honor, Vivo dhe Realme, ndërsa së shpejti këtij klubi ekskluziv pritet t’i bashkohet edhe Huawei.

Digital Chat Station pretendon se kompania ka zhvilluar një bateri me kapacitet “10 mijë mAh+++”.

Kapaciteti i saktë ende nuk dihet, por burimi thotë se Huawei ka zhvilluar material dhe sistem të ri baterish, gjë që do t’i mundësojë të prodhojë telefonin me kapacitetin më të madh të baterisë në industri.

Aktualisht, modelet nova 15 Max dhe Enjoy 90 Pro Max janë telefonat me bateritë më të mëdha në ofertën e Huawei-t, ku të dy kanë kapacitet prej 8.500 mAh dhe mbështesin karikim me kabllo prej 40 W.

Nuk është e qartë se çfarë nënkupton ky “material i ri për baterinë”, ndërsa dihet se Enjoy 90 Pro Max përdor teknologjinë silikon-karbon, e cila qëndron edhe pas gjeneratës aktuale të telefonave me bateri prej 10 mijë mAh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.