KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin

Hoxha-Suma diskutuan mbi menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha realizoi një takim pune me drejtorin e Shërbimit për Sistemin Informativ, Jeton Suma, me ç’rast në fokus të takimit ishte menaxhimi i të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Gjatë diskutimeve, u ritheksua se mbrojtja e mjedisit përfaqëson një prioritet thelbësor institucional dhe se hartimi dhe zbatimi i politikave publike në këtë fushë duhet të realizohet në mënyrë rigoroze, në përputhje të plotë me ligjin.

“Në këtë kontekst, roli i drejtorisë së Shërbimit është thelbësor dhe strategjik, sepse kjo drejtori është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional me strukturat përkatëse brenda dhe jashtë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke e bërë këtë një prioritet të qartë institucional”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.