KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hoxha: Sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave po realizohet

Hoxha: Sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave po realizohet

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mbajti fjalim hyrës në panel-diskutimin me temë “Vendosja e një sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave si bazë për ekonominë qarkulluese”, ku theksoi se menaxhimi rajonal i mbeturinave është një nga reformat më të rëndësishme në fushën e mjedisit jetësor dhe një nga investimet më të mëdha në këtë sektor.
“Për shumë kohë kemi folur për menaxhimin modern të mbeturinave, ndërsa është realizuar shumë pak. Sot tashmë po ndodh implementim konkret – vendosja e qendrave të para rajonale për mbeturina, stacioneve të transferimit dhe furnizimi i komunave me mekanizëm bashkëkohor”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se qëllimi është krijimi i një sistemi që më në fund do t’u japë fund deponive ilegale dhe mënyrës së vjetruar të trajtimit të mbeturinave.
Ministri theksoi se shteti gradualisht duhet të kalojë nga modeli i deponimit drejt ekonomisë qarkulluese, ku mbeturinat do të trajtohen si resurs dhe jo si problem.
Ai potencoi se në këtë proces tashmë janë siguruar mjete financiare dhe mbështetje ndërkombëtare, por suksesi do të varet nga ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm, koordinimi me komunat dhe ngritja e vetëdijes publike.
“Kjo është një përgjegjësi ndaj gjeneratave të ardhshme dhe ndaj natyrës që duhet ta ruajmë”, theksoi Hoxha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.