KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal

Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, mori pjesë në Takimin e Dytë Ministror për Ujin të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Romë, ku theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm rajonal në kushtet e sfidave serioze klimatike, thuhet në njoftimin e MMJPH-së.

Në tubimin, i cili bashkon vendet e rajonit euro-mesdhetar, ai theksoi se thatësirat, vërshimet dhe ndotja kërkojnë veprim të përbashkët dhe qasje të koordinuar në basenet e lumenjve ndërkufitarë, pasi uji i përbashkët nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkët.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha tha se burimet ujore nuk mund të trajtohen të izoluara dhe se zhvillimi bashkëkohor mbështetet në digjitalizim.

“Përmes procesit të eurointegrimeve, politikat nacionale në mënyrë të përkushtuar po harmonizohen me standardet evropiane, me theks të veçantë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza dhe ndërtimin e rezistencës klimatike.

Në këtë kuadër, ministri Hoxha theksoi se realizimi i këtyre qëllimeve kërkon investime të konsiderueshme, financim të qëndrueshëm dhe mobilizim të fuqishëm të burimeve vendase dhe ndërkombëtare”, shtoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.