KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hoxha: Konflikti LVV-PDK në interes të të dyjave për mobilizim elektoral

Hoxha: Konflikti LVV-PDK në interes të të dyjave për mobilizim elektoral

Analisti politik, Ylli Hoxha, vlerëson se ditët në vijim në fushatën politike do të karakterizohen me përplasje mes partive politike e që sipas tij për qëllim ka mobilizimin e elektoratit të tyre.

Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, tha se një ‘konflikt’ mes PDK-së dhe VV-së mund t’i ndihmojë të dyja palët në mobilizimin e votuesve, duke e cilësuar këtë si një “bashkëinteres politik”.

Megjithatë, Hoxha u shpreh se pret dalje më të ulët në votime krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

“Këto 10 ditë do të jetë beteja se sa do të mobilizohet dhe sa do të elektrizojnë partitë politikë elektoratin në përgjithësi dhe njerëzve ballafaqimi PDK-VV do t’ju duhet si një lloj sulmi i pakompromis mes njëri-tjetrit por është bashkë-interes sepse një konflikt mes PDK-së dhe VV-së do t’i mobilizojë të dy taborret më lehtë”.

“Nuk besoj që do të jetë një sukses i plotë i partive politikë për të mobilizuar elektoratin e vet po ashtu besoj se do të ketë dalje më të ulët sesa në dhjetor ndjeshëm do të ketë pak rebelim dhe pak më shumë mospërfillje të qytetarëve. Mos të harrojmë se 7 qershori është kohë ideale për vikend në Durrës dhe Shëngjin. Njeriu që është nervozuar me gjithë këto situata dhe këtë katrahurë demokratike që një vit e disa muaj nuk merr pjesë as në sondazhe”, thotë Hoxha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.