KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti pret ekspertin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe raportet me SHBA-në

Hoti pret ekspertin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe raportet me SHBA-në

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në zyrat e tij në Kuvend ekspertin amerikan të politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Prof. Edward P. Joseph.

Përmes një postimi, Hoti bëri të ditur se me Josephin diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton lajmi.net

Hoti e falënderoi ekspertin amerikan për angazhimin e tij në forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në zyret tona në Kuvend prita mikun tim dhe të Kosovës, Prof. Edward P. Joseph, ekspert amerikan i politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ligjërues në Johns Hopkins University në Uashington.

Ai vazhdon të kontribuojë fuqishëm në debatet publike për Kosovën përmes analizave dhe publikimeve. Biseduam për zhvillimet në Kosovë e rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me partnerin strategjik të përhershëm SHBA.
Dëshiroj ta falënderoj për gjithë angazhimin e tij për forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA./Lajmi.net/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.