KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hoti merr vendimin për formimin e katër komisioneve

Hoti merr vendimin për formimin e katër komisioneve

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve: Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona, Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale, komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS dhe Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo bëhet me qëllim të garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kam marrë vendim për themelimin e katër komisioneve nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese:

1. Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona

2. Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale

3. Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS

4. Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai tha se : “Çdo qytetar që konsideron se i është cenuar e drejta, ka adresë institucionale për ta kërkuar drejtësinë. Ftoj të gjithë që ankesat dhe kërkesat t’i drejtojnë pranë komisioneve përkatëse, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.