KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti: LDK nuk është pronë e askujt, eksperimentet me të dhe me të ardhmen e saj nuk do të lejohen

Hoti: LDK nuk është pronë e askujt, eksperimentet me të dhe me të ardhmen e saj nuk do të lejohen

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të plotë të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke bërë thirrje për rikthimin e partisë te baza e saj tradicionale dhe vlerat historike.

Përmes një reagimi publik, Hoti ka vlerësuar se rezultati zgjedhor ka dhënë një mesazh të qartë për drejtimin që duhet të ndjekë LDK-ja në të ardhmen.

“LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti”, ka shkruar ai.

Hoti ka theksuar se partia duhet të mbrojë aleancat e saj historike dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, duke kundërshtuar, sipas tij, çdo qasje që mund të dobësojë këto parime.

Ai ka dërguar edhe një mesazh të qartë brenda partisë, duke deklaruar se “eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë”.

Sipas Hotit, LDK-ja nuk mund të jetë peng i interesave individuale dhe duhet të ruajë misionin e saj politik e historik.

“LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka deklaruar ai.

Më herët për rezultatin zgjedhor ka reaguar edhe deputeti i zgjedhur, Arben Gashi.

Gashi ka kërkuar reformë të thellë në LDK.

“Ne nuk duhet ta pranojmë si normalitet një LDK në vendin e tretë. Një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim, nuk është LDK-ja që ndërtoi shtetin dhe nuk është LDK-ja që i duhet Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 47.13% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.69% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.74%./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.