KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis

Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend duke thënë se zhbllokimi i situatës politike mund të arrihet vetëm përmes kompromisit.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Hoti tha se ka përcjellë qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të përfaqësuesve të LVV-së, duke ritheksuar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në themelimin e institucioneve.

“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis.

Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.