KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me vete Radoiçiqin – burgjet e Kosovës të presin

Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me vete Radoiçiqin – burgjet e Kosovës të presin

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili para pak ditësh tha se 'flamuri serb do të valojë në Prizren'.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka ndarë një fotografi tek busti i babait të tij, Ukshin Hoti nga ku i bëri thirrje Daçiqit që të vijë në Prizren duke thënë se burgjet e Kosovës e presin atë.

Ai tha se djemtë e vajzat në Policinë e Kosovës e presin atë, duke ia kujtuar atij se drejtësia ka llogari të pambyllura me të.

"Daçiq, eja në Prizren! Të presim!Merre edhe Radoiçiqin me vete, se me ty e me disa si ti s’kemi përfunduar punë ende. Janë do djem e vajza në Policinë e Republikës së Kosovës që ju presin. Prizreni është Kosovë. Kosova është Republikë. Dhe etjes suaj për pushtim, masakra e gjenocid i është dhënë fund në vitin 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s! Por ti eja, se burgjet e Kosovës të presin, drejtësia ka hesape të pambyllura me ty", ka shkruar Hoti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.