KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan

Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka rikujtuar shkaqet përse insistonte që Kosova të pranonte projektin e centralit me gaz amerikan, dhe atë të Kosovës së Re.

Duke shpërndarë postimin e një prodhuesi në Kosovë, që ishte ankuar për faturën e lartë të energjisë, Hoti tha se kjo është pasojë e anulimit të projektit, transmeton IndeksOnline.

“Ja në çfarë situate janë prodhuesit në Kosovë. Këto janë pasojat e anulimit të projektit të centralit me gaz amerikan dhe të projektit Kosova e Re me 80 euro/MWh.

Kjo ka qenë arsyeja që kam bërë thirrje të vazhdueshme të implementohet Marrëveshja e Uashingtonit” shkroi Hoti.

Kujtojmë se Hoti ishte kritik i fortë i qëndrimeve të qeverisë – lidhur me gazin.

Ai madje kishte ftuar edhe protesta për këtë çështje.

“Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet dalë në rrugë në protesta demokratike deri në largimin e kësaj qeverie është ky projekt i gazit.

Nuk bëhet fjalë për një projekt të zakonshëm ekonomik, por për orientimin gjeopolitik të Kosovës, për sigurinë energjetike dhe për aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” kishte deklaruar Hoti, disa muaj më parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.