KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Honor vjen me bateri “me kapacitet të madh” për Win2 dhe Win RT2 – zbulohen detaje tjera rreth tyre

Honor vjen me bateri “me kapacitet të madh” për Win2 dhe Win RT2 – zbulohen detaje tjera rreth tyre

Seria Honor Win2, e cila përfshin modelet Win2, Win RT2 dhe Win Turbo 2, pritet të lansohet javën e ardhshme në Kinë.

Pasi zbuloi dizajnet dhe opsionet e ngjyrave për të tre telefonat, Honor tani ka konfirmuar disa nga specifikimet e tyre kryesore.

Honor ka konfirmuar se Win2 do të fuqizohet nga çipseti Snapdragon 8 Elite Extreme Gen 6.

Dhe telefoni do të pajiset me një bateri prej 10,100 mAh dhe një ekran me rezolucion 2K, shpejtësi rifreskimi 185 Hz dhe teknologji zbehjeje PWM 5,920 Hz.

Honor pretendon se sistemi i ri i ftohjes “dual-turbo” i Win2 mund t’i ulë temperaturat deri në 10 gradë Celsius në vetëm 50 sekonda.

Ndërkohë, Win RT2 do të ketë një bateri edhe më të madhe, prej 12,070 mAh, si dhe një ekran me rezolucion 2K dhe shpejtësi rifreskimi 185 Hz.

Përflitet se Win RT2 do të fuqizohet nga çipseti i vitit të kaluar, Snapdragon 8 Elite Gen 5.

Pritet që Honor të japë më shumë detaje rreth këtyre telefonave në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.