KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Histori për Julián Quiñones, futbollisti i parë që luan jashtë Evropës dhe futet në 30 finalistët e “Topit të Artë”

Histori për Julián Quiñones, futbollisti i parë që luan jashtë Evropës dhe futet në 30 finalistët e “Topit të Artë”

Julián Quiñones ka arritur një sukses historik, duke u renditur mes 30 finalistëve për çmimin “Topi i Artë” 2026, pavarësisht se luan në Arabinë Saudite.

Sulmuesi meksikan i Al-Qadsiah përfundoi në vendin e 28-të në renditjen përfundimtare, duke marrë vëmendjen e futbollit ndërkombëtar pas një sezoni të shkëlqyer.

Quiñones realizoi 33 gola në kampionatin saudit gjatë sezonit 2025/26, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i ligës.

Në total, ai regjistroi 41 gola dhe pesë asistime në 46 ndeshje me klubin dhe kombëtaren.

Paraqitjet e tij me Meksikën në Kupën e Botës 2026, ku shënoi edhe katër gola, kontribuuan në rritjen e profilit të tij ndërkombëtar.

Prania e Quiñones në mesin e 30 finalistëve është një arritje e veçantë për futbollin saudit, pasi dëshmon se paraqitjet në këtë kampionat mund të sjellin vëmendje edhe në garën për çmimet më prestigjioze individuale të futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.