Komuna e Gjilanit ka njoftuar se pranë objekteve të banimit social janë larguar objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat, pas paralajmërimit të inspektorëve të Shërbimeve Publike që pronarët t’i hiqnin ato deri më 30 prill.
Sipas njoftimit, Drejtoria e Inspekcionit po vazhdon me aksione të ndryshme në territorin e komunës, me qëllim të zbatimit të ligjit.
Nga kjo drejtori është bërë e ditur se banorët te banesat e socialit kanë respektuar kërkesën e inspektorëve dhe tashmë janë larguar objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat.
Komuna ka sqaruar se inspektorët më 30 mars i kishin njoftuar banorët për obligimin e heqjes së këtyre materialeve, duke i paralajmëruar edhe për pasojat në rast të mosveprimit brenda afatit të caktuar.
Në njoftim thuhet se objektet montuese, gjësendet dhe mbeturinat janë larguar nga personat që i kishin vendosur ose hedhur. /Telegrafi/