KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hidromorava vazhdon shkyçjet për borxhlinjtë, thirrje për pagesa ose riprogramim të faturave

Hidromorava vazhdon shkyçjet për borxhlinjtë, thirrje për pagesa ose riprogramim të faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.

“Konsumatorët që paguajnë borxhin ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore”, thuhet në njoftim.

Hidromorava thekson se pagesa e ujit është obligim ligjor dhe moskryerja e saj sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët.

Qytetarët ftohen që të paraqiten sa më parë në zyrat e kompanisë për të rregulluar obligimet e tyre financiare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.