KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Hezbollahu nuk e pranon marrëveshjen Izrael-Liban, Netanyahu thotë se është goditje për Iranin

Hezbollahu nuk e pranon marrëveshjen Izrael-Liban, Netanyahu thotë se është goditje për Iranin

Përfaqësuesi i Hezbollahut në parlamentin e Libanit, Hassan Fadlallah, ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen mes Izraelit dhe Libanit të arritur në Uashington, duke akuzuar autoritetet libaneze se kanë bërë lëshime nën presion.

Në një deklaratë për mediat, Fadlallah tha se marrëveshja dëmton sovranitetin e Libanit dhe dobëson pozitën e vendit përballë Izraelit. Sipas tij, vendimet e marra nga Bejruti zyrtar përbëjnë “lëshime të njëanshme dhe të pajustifikuara”.

“Rruga që po ndjekin autoritetet libaneze vetëm do ta dobësojë vendin dhe do t’i shërbejë interesave të armikut izraelit”, deklaroi zyrtari i Hezbollahut.

Ai paralajmëroi gjithashtu se marrëveshja mund të shkaktojë tensione të reja brenda Libanit dhe të thellojë krizën politike në një vend që prej vitesh përballet me paqëndrueshmëri.

Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit të tij.

Në një video-mesazh, ai tha se Izraeli do të vazhdojë të mbajë zonën tampon në jug të Libanit derisa Hezbollahu të çarmatoset.

“Do ta mbajmë zonën tampon derisa Hezbollahu të çarmatoset dhe për aq kohë sa të ekzistojë kërcënimi ndaj Izraelit”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit e përshkroi marrëveshjen edhe si një goditje për Iranin, duke akuzuar Teheranin se kërkon të ndikojë në zhvillimet në Liban.

“Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë një mesazh Iranit: nuk ke rol në Liban. As ti, as Hezbollahu dhe asnjë organizatë terroriste”, deklaroi Netanyahu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.