KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hetuesit gjermanë gjejnë dronin e tretë dhe eksplozivët pas sulmit të dështuar në aeroport

Hetuesit gjermanë gjejnë dronin e tretë dhe eksplozivët pas sulmit të dështuar në aeroport

Hetuesit gjermanë zbuluan një dron të tretë dhe eksplozivë të dyshuar të lidhur me sulmin e tentuar të këtij muaji në aeroportin e Leipzig/Halle, thanë të martën transmetuesit NDR dhe WDR dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung.

Droni u gjet më 14 gusht, 10 ditë pas incidentit, në perëndim të aeroportit, ku hetuesit zbuluan gjithashtu rreth 50 gramë të një substance që dyshonin të ishte heksogjeni eksploziv ushtarak, thanë raportet e medias, transmeton Telegrafi.

Burime sigurie të cituara në raporte dyshojnë për përfshirje të inteligjencës ruse në sulmin e tentuar, një akuzë që Moska e ka mohuar.

Më 4 gusht, një dron i ngarkuar me eksplozivë u zbulua pranë një aeroplani allrash ukrainas Antonov që përdoret për furnizime ushtarake.

Hetuesit gjithashtu dyshojnë se një dron i dytë mund të jetë përplasur me një aeroplan mallrash DHL menjëherë pas mbylljes së përkohshme të aeroportit.

Aeroporti është një qendër mallrash dhe logjistike ushtarake që përdoret nga NATO dhe Antonov Airlines e Ukrainës për furnizime ushtarake. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.