KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Heq xhaketën dhe ngre 100 kg pa u lodhur, presidenti mongol bëhet viral

Heq xhaketën dhe ngre 100 kg pa u lodhur, presidenti mongol bëhet viral

Presidenti i Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh, është bërë viral në rrjetet sociale pasi realizoi një seri me 20 përsëritje duke ngritur 100 kilogramë në bench press, gjatë një vizite në një repart ushtarak.

Në videon që po qarkullon gjerësisht në internet, 58-vjeçari, ish-oficer i ushtrisë, shihet teksa heq xhaketën e kostumit, shtrihet në stol dhe ngre peshën me lehtësi, ndërsa përreth tij ndodhen oficerë dhe ushtarë.

Pasi përfundoi ushtrimin, presidenti shtrëngoi duart me personat që e rrethonin dhe më pas veshi përsëri xhaketën.

Khurelsukh është president i Mongolisë që prej vitit 2021 dhe ka një të kaluar në bodybuilding dhe artet marciale.

Para se të hynte në politikë, ai kishte shërbyer në Ushtrinë Popullore të Mongolisë.

Por aktivitetet e tij nuk ndalen vetëm te sporti.

Presidenti mongol luan gjithashtu kitarë në një grup rock të quajtur “Pals” dhe është themelues i një klubi për adhuruesit e Harley-Davidson në Mongoli.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.