KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Helikopteri pëson defekt në të dy motorët – piloti shpëton për mrekulli pasagjerët në Mal të Zi

Helikopteri pëson defekt në të dy motorët – piloti shpëton për mrekulli pasagjerët në Mal të Zi

Një aksion shpëtimi me helikopterin “Bell 212” të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi në zonën e Bjeshkëve të Nemuna, Prokletijeve është shoqëruar me një incident serioz teknik.

Sipas informacioneve të para, mjeti ajror ka pësuar defekt në të dy motorët gjatë fluturimit, raporton tvteuta.

Pavarësisht situatës jashtëzakonisht të rrezikshme, piloti ka arritur të mbajë kontrollin e helikopterit dhe të realizojë një ulje emergjente të suksesshme në tokë.

Burime të informuara bëjnë të ditur se, falë aftësive profesionale dhe reagimit të shpejtë, piloti ka arritur të kryejë manovrën e autorotacionit dhe ta ulë helikopterin pranë rrugës lokale Guci–Grebajë.

Nga ky veprim janë shpëtuar gjithsej shtatë persona – tre anëtarë të ekuipazhit dhe katër pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit.

Ky incident, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, është shndërruar në një shembull të jashtëzakonshëm profesionalizmi dhe guximi të pilotit, si dhe përkushtimit të ekipeve të shpëtimit që çdo ditë rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.