Heidi Klum ka zgjedhur sërish një kostum të pazakontë për festën e saj tradicionale të Halloween-it.
Këtë vit, supermodelja u shndërrua në një dorë të prerë njerëzore, me një pamje aq realiste sa u bë një nga kostumet më të veçanta të mbrëmjes.
Festa e 25-të vjetore u mbajt më 31 tetor në New York, ndërsa Klum vazhdoi traditën e saj për të surprizuar me transformime ekstreme dhe krijime të realizuara me shumë detaje, shkruan Variety.
Vitin e kaluar, ajo u shfaq si Medusa, me gjarpërinj në kokë dhe një bisht të gjatë, ndërsa bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, u vesh si një ushtar i lashtë grek i kthyer në gur.
Për realizimin e kostumit të saj u angazhuan 15 artistë.
Ndër kostumet më të njohura të viteve të kaluara të Heidi-t janë edhe ET, Fiona nga “Shrek”, Jessica Rabbit dhe ujku nga videoklipi “Thriller” i Michael Jackson. /Telegrafi/

