KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Heidi Klum mahnit me linjat në bikini gjatë pushimeve familjare në St. Barts

Heidi Klum mahnit me linjat në bikini gjatë pushimeve familjare në St. Barts

Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve familjare në ishullin St. Barts në Karaibe, ku u fotografua duke shijuar një ditë në plazh.

Supermodelja 53-vjeçare u shfaq me bikini të vogla ngjyrë vjollcë, duke vënë në pah linjat e saj trupore, ndërsa kalonte kohë në det dhe shijonte motin me diell.

Me flokët e kapur mbrapa, syze dielli dhe një nxirje të artë, Klum dukej në formë të shkëlqyer, shkruan DailyMail.

Me të ishin edhe vajza e saj, Leni, i dashuri i saj Aris Rachevsky, si dhe djali i Heidi-t, Henry. Në qendër të vëmendjes ishte edhe qenushi i saj nëntëmuajsh, Fritz, të cilin modelja e adoptoi nga një strehë në fillim të këtij viti.

Dalja në plazh vjen vetëm pak javë pasi Heidi Klum zbuloi se bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, e kishte inkurajuar të shtonte në peshë.

Sipas saj, ai i kishte thënë se dukej më mirë me një figurë më të plotë, një koment që fillimisht e kishte habitur për shkak të standardeve të industrisë së modës.

Modelja theksoi gjithashtu se nuk është e interesuar të përdorë medikamente për humbje peshe, duke shtuar se me kalimin e viteve ka mësuar të ndihet më mirë me trupin e saj dhe të mos ndjekë standardet e dikurshme të dobësisë ekstreme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.