KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hedhje me gurë dhe thyerje e xhamit, arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë

Hedhje me gurë dhe thyerje e xhamit, arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë

Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka lënduar një person dhe ka dëmtuar pronën.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 03:00. Sipas Policisë, e dyshuara, derisa ndodhej në ballkonin e banesës ku po qëndronte, kishte hedhur gurë në drejtim të ballkonit të një personi tjetër, po ashtu shtetas i huaj.

Si pasojë e goditjes me gurë, viktima kishte pësuar lëndime në këmbë.

Sipas raportit policor, e dyshuara më pas kishte vazhduar me sjellje agresive. Ajo dyshohet se me një thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda, duke paraqitur rrezik për njësitin policor që po intervenonte.

Me urdhër të prokurorit, njësiti përkatës policor kishte hapur me forcë derën e banesës. Nga e dyshuara është konfiskuar thika, ndërsa ajo është shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.