Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kërkuaer nga kryeministri, Albin Kurti zbatimin e marrëveshjes së Asoacioinit të Komunave me Shumicë Serbe.
Haziri në Politiko tha se “Asociacionin si bishë politike e kemi zhbërë në Vjenë”.
Ai tha se marrëveshja e Asociacionit nuk ka lejuar asnjë Qeveria ta përfundojë mandatin e plotë.
“Ky proces ka bërë lista të zeza. S’ka leju asnjë Qeveria të krijojë mandat. As kjo Qeveri imunitet. As si jep imunitet përqindja e zgjedhjeve, as 100 mijë koalicione nuk i jepë imunitet”, theksoi Haziri.
Sipas tij, Kurti ka mbjellur tek populli idenë se Asociacioni është monstrum politik, dhe i njëjti tani duhet të ballafaqohet me të, shkruan Gazeta10.
“Ne po i themi Kurti ecë përpara, e mos u frikëso me Asociacionin, dëgjona neve se del fitues. Ne Asociacionin si bishë politike, si monstrum organizativ e kemi zhbërë në Vjenë, e kemi parandaluar. Ai e ka mbjellë te populli që Asociacioni është monstrum. Dhe, tani ai duhet të ballafaqohet me këtë monstrum politik, jo ne. Ai është kryeministër. Ne po i themi që vazhdo zbatoji marrëveshjet tona. Marrëveshjet tona, nuk lejojnë monstrum politik organizativ. Kërkesë eksplicite në negociata kanë qenë: Gjykata Kushtetuese edhe letra e Mogherinit”, tha tutje Haziri në Politiko.