Eden Hazard beson se Chelsea mund të sfidojë Arsenalin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pavarësisht se ndodhet në vendin e gjashtë dhe me një diferencë pikësh nga dy të parat.
Ish-sulmuesi i Bluve këmbënguli se Chelsea mbetet një kundërshtar i vështirë pavarësisht pozicionit të tyre në tabelë dhe i mbështeti ata që të konkurrojnë me ekipet kryesuese.
“Edhe kur jemi më poshtë në tabelë, Chelsea është ende një kundërshtar i vështirë për ekipet e tjera të Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Hazard.
“Do të jemi në gjendje të konkurrojmë me të gjithë këtë sezon, dhe padyshim kjo përfshin edhe ato dy skuadra”, përfundoi ish-ylli belg.
Hazard zbuloi gjithashtu se planifikon të marrë pjesë në ndeshjen e Chelseat kundër Manchester United në fund të tetorit për të mbështetur ish-klubin e tij. /Telegrafi/

