KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: Vëmendja jonë duhet të përqendrohet te mbrojtja e krerëve të UÇK-së në apel

Haxhiu: Vëmendja jonë duhet të përqendrohet te mbrojtja e krerëve të UÇK-së në apel

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë, si dhe për çështjen e ligjit që është kthyer në Kuvend nga presidentja.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë, duke theksuar se angazhimi duhet të përqendrohet në përgatitjen e një dokumenti që do t'u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e apelit.

“Ju e dini që tashmë Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja dhe përqendrimi ynë të zhvendoset te kjo strategji, e cila do të duhej të përpilohej në atë mënyrë që t'u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e apelit”, ka deklaruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm në këtë proces, duke theksuar se puna institucionale duhet të fokusohet pikërisht në hartimin e kësaj strategjie.

“Kam kërkuar vëmendje, seriozitet dhe profesionalizëm, që vëmendja dhe puna jonë të zhvendosen pikërisht te kjo strategji”, ka thënë ajo.

Sa i përket ligjit të kthyer nga presidentja, Haxhiu ka bërë të ditur se çështja është adresuar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion, i cili ka afat prej katër javësh.

“Sa i përket ligjit, e kam adresuar kthimin te Komisioni për Legjislacion. Komisioni ka katër javë kohë. Unë do ta takoj sot kryetarin e Komisionit për Legjislacion, për t'i parë qëndrimet që ky komision i ka në këtë drejtim”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë çështje ekzistojnë dy interpretime të ndryshme juridike lidhur me procedurën që duhet të ndiqet pas kthimit të ligjit në Kuvend.

“Ka dy interpretime nga juristët. Një grup thekson se pas kthimit të ligjit në lexim të tretë, Kuvendit i mbetet vetëm ta votojë ose të mos e votojë veton e presidentes. Grupi tjetër vlerëson se mund të bëhen ndryshime në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.