Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandat të ri pesëvjeçar.
Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare, duke bërë të ditur se Kuvendi, në legjislaturën e njëmbëdhjetë, do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do të kërkojë llogari nga institucionet për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.
Ajo ka nënvizuar se menaxhimi i parasë publike duhet të jetë transparent dhe se qytetarët kanë të drejtë të informohen se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre.
“Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit”, ka theksuar Haxhiu në një postim publik.

