KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ku në fokus të diskutimit ishin të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe sfidat me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

Gjatë takimit u diskutuan kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të këtij forumi, me theks të veçantë në përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që këto kërkesa të trajtohen në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me komisionet përkatëse dhe grupet parlamentare.

Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar në këto procese, në mënyrë që shqetësimet dhe kërkesat e tyre të marrin vëmendjen e duhur institucionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.