KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Haxhiu për projektbuxhetin: Pak për paga, pak për investime kapitale

Haxhiu për projektbuxhetin: Pak për paga, pak për investime kapitale

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në pah rritjen e vogël të mjeteve për paga dhe ndarjet, sipas saj, të pamjaftueshme për investime kapitale.

Gjatë debatit në Kuvend, Haxhiu tha se buxheti parasheh vetëm 0.3 për qind rritje për paga, ndërsa kundërshtoi që rritja e koeficientit të hyjë në fuqi nga muaji korrik.

“Pra, kur jemi te pagat, vetëm 0.3% shtohet buxhetit. Pra, nuk ka rritje qysh ka pasur as në 2026-ën. Rritja e koeficientit e paraparë në korrik, qytetarë të nderuar, viti i ka 19 muaj. Nuk 12 muaj, pra jo gjashtë. Pra, një vit ka 12 muaj dhe jo gjashtëmuajsh siç i dalin qeverisë. Koeficienti pritet të rritet në korrik, prandaj pritni deri në korrik, sepse nuk fillon viti sipas qeverisë Kurti nga janari”, deklaroi ajo.

Sipas Haxhiut, rritja e koeficientit do të duhej të zbatohej nga 1 janari, në mënyrë që punëtorët të përfitonin gjatë gjithë vitit.

“Pra, koeficienti do të duhej të rritej me një kalkulim, në qoftë se është për interes të të gjithë atyre që sot edhe punojnë, të rritet nga 1 janari, ky do të ishte një kalkulim i drejtë. Pra, i bie që gjysma e vitit po shkon, për pesë vite të qeverisjes suaj, 1 miliard euro që e përmendëm më herët që nuk është realizuar dhe 300 milionë nga 2026-a i bie gati një vit i ri buxhetor”, tha Haxhiu.

Ajo kritikoi edhe nivelin e investimeve kapitale, duke përmendur 82 milionë euro të paguara për vendime gjyqësore gjatë periudhës nëntëmujore të vitit 2026.

“Pra, struktura e shpenzimeve të investimeve kapitale në këtë raport nëntëmujor për 2026-ën, siç e përmenda edhe më herët, shkon edhe në një pjesë tjetër, 82 milionë janë paguar për vendime gjyqësore, që i bie prapë një e katërta nuk ka shkuar në investime kapitale”, theksoi ajo.

Haxhiu i cilësoi të pamjaftueshme edhe ndarjet për disa projekte infrastrukturore. Për Unazën e Jashtme të Prishtinës, tha se një milion euro nuk janë të mjaftueshme për një projekt që përfshin rreth 29 kilometra rrugë.

“Mos flasim për investimet, siç e përmendi kryeministrin e për komuna, nëse ndalim vetëm te kryeqyteti, është një një, mos të them një fyerje e vetë qytetarëve, se në fund të fundit secili prej neve, jo vetëm që që jemi të shumtën e kohës edhe në punë këtu, por ka numër shumë të madh të qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, për unazën e jashtme të Prishtinës, është një fyerje ndarja prej 1 milion euro. Mos flasim se sa vite vyjnë këtu për shkak se projekti ka rreth 29 kilometra rrugë”, u shpreh ajo.

Kritika pati edhe për Autostradën e Dukagjinit, për të cilën tha se ndarja prej një milion eurosh është e pamjaftueshme.

“Te autostrada e Dukagjinit prapë është një mashtrim, 1 milion euro ndahen, vyjnë dekada për t’u përfunduar”, deklaroi Haxhiu.

Ndërsa, për rrugën Kijevë–Zahaq, ajo vlerësoi se mjetet e planifikuara nuk mundësojnë përfundimin e projektit as gjatë vitit 2027.

“Tek rruga Kijevë-Zahaq, pra nuk mbulohet as në 2027-ën. Është një shumë minimale e ndarë, i bie që deri tash janë kryer 2 kilometra rrugë. Kërkohen minimum edhe tre vite ose edhe tre vera për t’u përfunduar kjo rrugë”, shtoi Haxhiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.