KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu pas takimit me Costan: Kosova mbetet pro-evropiane

Haxhiu pas takimit me Costan: Kosova mbetet pro-evropiane

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku është diskutuar për procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet aktuale në vend.

“Sot prita në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,” ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është orientim strategjik dhe vullnet i qytetarëve.

“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë,” ka thënë ajo.

Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar agjenda evropiane, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe stabiliteti rajonal.

“Diskutuam për agjendën evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensusit kombëtar për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian,” ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu orientimin pro-evropian të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon. Ky orientim i qartë i qytetarëve tanë është forcë për vendin dhe bazë e sigurt për rrugën tonë evropiane,” ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.