KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre në vitin 2022.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në vitin 2022 ishin pjesë e largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, në kuadër të tensioneve politike dhe institucionale që pasuan vendimin për zbatimin e masave lidhur me targat e automjeteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.