Ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, lidhur me akuzën për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ku ngarkohet bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.
Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësi Christopher Gosnell, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kundër Hashim Thaçit rëndonin tri akuza për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.
Ai u shpall fajtor për “Tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” me anë të veprimit të përbashkët, për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës” dhe për “Mosbindje ndaj gjykatës”.
Ndaj tij, u shpall dënim unik me 17 muaj burgim.
Kurse, u shpall i pafajshëm për një vepër “Tentativë të pengimit ndaj një personi zyrtar”.

