KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hasani: Nuk votuam për “Safe City” sepse nuk u respektua gjuha shqipe

Hasani: Nuk votuam për “Safe City” sepse nuk u respektua gjuha shqipe

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani sot theksoi se BDI nuk e votoi Ligjin për Kundërvajtje për shkak se nuk është respektuar gjuha shqipe.
“Arsyeja që më ka bërë kundër, që të votojë kundër këtij ligji është mos shfrytëzimi i gjuhës shqipe në të gjitha fazat e zbatimit të ligji.

As VLEN-it as kurrkujt tjetër nuk i ka interesuar se porosit a do i marrim në gjuhën shqipe apo vetëm në maqedone”, tha Hasani në “Click Plus”.

Ai tha se në bisedimet nëmes grupeve parlamentare e kanë ngritur këtë shqetësim serioz.

Edhe deputeti i pavarur, Ilir Demiri i cili ishte i ftuar në emision, tha se përkrahi një ligj të tillë dhe ka gjithmonë votë për ligjet që shpëtojnë jetë. Mes tjerash, ai tha se ligji është me rekomandime të BE-së dhe se në mënyrë graduale vendi afrohet me normativat evropiane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.