Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka lënë të hapur mundësinë që të jetë pjesë e “Tre Luanëve” edhe në Kupën e Botës 2030, duke theksuar se gjithçka do të varet nga niveli i paraqitjeve të tij në vitet e ardhshme.
“Po vij pas sezonit më të mirë të karrierës sime dhe së shpejti mbush 33 vjeç. Është e pamundur të them tani nëse do të jem në Botërorin 2030, sepse katër vite janë një periudhë shumë e gjatë”.
“Të luaj për Anglinë është ambicia ime më e madhe dhe krenaria më e madhe që mund të kem. Do ta shohim”, u shpreh Kane.
Sulmuesi anglez shtoi se nuk dëshiron të mendojë shumë larg, por është i fokusuar te vazhdimësia e formës së tij.
“Për sa kohë që do të vazhdoj të performoj në këtë nivel, do të përfaqësoj Anglinë. Do të ec hap pas hapi dhe nuk dua të shoh shumë larg”.
“Pas pak javësh rikthehem te Bayern Munich, më pas vjen grumbullimi i radhës me Anglinë dhe do të vazhdojmë prej aty”, deklaroi Kane.
Anglia e mbylli Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë, pasi mposhti Francën me rezultatin spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.
Në gjysmëfinale, “Tre Luanët” u eliminuan nga Argjentina pas humbjes 2-1.
Kane vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku në 65 paraqitje me Bayern Munich dhe kombëtaren angleze realizoi 73 gola dhe kontribuoi me 8 asistime, duke regjistruar statistikat më të mira të karrierës së tij. /Telegrafi/
