KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hargreaves: E mirëpresim marrëveshjen Kosovë–BE për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Hargreaves: E mirëpresim marrëveshjen Kosovë–BE për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Përmes një postimi në “X”, ai ka thënë se mirëpresin angazhimin e kryeministrit Albin Kurti për ta zbatuar Ligjin dhe planet e tjera që prekin komunitetin serb në Kosovë, në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin.

“Mbretëria e Bashkuar e mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, ndërkohë që ofron zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet që të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve. Ne mirëpresim angazhimin e Kryeministrit Kurti për ta zbatuar ligjin dhe planet e tjera të ardhshme që prekin komunitetin serb në Kosovë, në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”- thuhet në postimin e tij.

Lidhur me ketë çështje ka reaguar edhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Qeverinë gjermane, Michael Reiffenstuel.

Ai ka thënë se mirëpresim dhe mbështesim plotësisht përpjekjet për të shfrytëzuar momentumin e ri në dialog për të zbatuar plotësisht marrëveshjet e Brukselit/Ohrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.