KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj: Takimi i Osmanit me Papa Leo XIV forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Haradinaj: Takimi i Osmanit me Papa Leo XIV forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një audiencë private me Papa Leo XIV, duke e pozicionuar Kosovën në mesin e pak vendeve në botë që janë pritur që nga zgjedhja e tij në maj, sipas takimeve publike të raportuara – më pak se 10 vende.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, vlerëson se ky zhvillim dëshmon angazhimin e Kosovës për paqe, harmoni fetare dhe stabilitet rajonal, si dhe vizionin strategjik të Presidentes Osmani, i cili gjen rezonancë të thellë në Selinë e Shenjtë.

“Në kontekstin e një papati të përjetshëm, takimi i hershëm me Papën e ri krijon një bazë të fortë për mbështetje afatgjate dhe për zhvillimin e marrëdhënieve strategjike me Vatikanin, duke forcuar themelet për njohje dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në vitet dhe dekadat që vijnë”.

Ky takim shihet si një hap kyç në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe në avancimin e marrëdhënieve strategjike me institucionet e Vatikanit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.