TË FUNDIT

    Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    February 8, 2023

    Kica-Xhelili e quan ping-pong ligjor nismën e Hekuran Muratit

    February 8, 2023

    Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve

    February 8, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Haradinaj-Stublla: Marrëveshja duhet të pranohet, edhe nëse nuk vjen njohja nga Serbia
    Lajme

    Haradinaj-Stublla: Marrëveshja duhet të pranohet, edhe nëse nuk vjen njohja nga Serbia

    By A.JJanuary 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se dialogu tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe sipas saj presioni është shtuar shumë.

    “Trysnia është shtuar, gjuha është ashpërsuar. Tashmë palët në dialog po kërcënohen edhe me sanksione. Vuçiqi veçse ka konfirmuar këtë gjë, mirëpo ende nuk e dimë cilat janë kërcënimet ndaj Kosovës nëse refuzohet plani franko-gjerman”.

    “Po shihet se ka një mos tolerancë nga ndërkombëtarët sa i përket përafrimit të qëndrimeve për planin franko-gjerman”, ka deklaruar Haradinaj – Stublla.

    Ish-kryediplomatja thotë se trysnia ndaj Kosovës është asimetrike pasi pos për Asociacionin, po kërkohen lëshime tjera edhe për Kishën.

    Ajo thotë se një marrëveshje finale do kohë, por që sipas saj mund të ketë një marrëveshje që mund t’i hapë rrugës për marrëveshje finale.

    “Për bashkësinë ndërkombëtare fuqia destabilizuese e Serbisë është shumë më e madhe duke pasur parasysh edhe lidhjet me Rusinë, sesa një destabilizim potencial që mund të shkaktonte Asociacioni. Ne normalisht se nuk do të duheshim të pajtohemi më këtë gjë, pasi kjo i shkon për shtati Serbisë”.

    Asociacioni megjithatë sipas ish-ministres së Jashtme është ndër çështjet më polarizuese të shoqërisë dhe politikës në Kosovë.

    “Është koha që të bashkohemi dhe t’i lemë pazaret e së kaluarës. Kemi një trysni në derë dhe një Asociacion që nuk mund të kalohet aq lehtë”.

    “Ne mund të blejmë kohë duke shtyrë Asociacionin, por avantazhi do t’i jepej Serbisë dhe do të mbeteshim në dialog permanent. Unë mendoj se duhet të ketë një marrëveshje edhe nëse nuk ekziston njohja defakto”, deklaroi tutje Haradinaj.

    Megjithatë ajo thotë se Qeveria duhet të punojë sa më shumë për të arritur një draft sa më të favorshëm se ky që është tani.

    Ish-ministrja e jashtme e Kosovës në këtë intervisë ka folur edhe për rolin e opozitës në këto tema dhe diplomacinë e vendit e cila sipas saj është inerte dhe e ngathtë.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    February 8, 2023

    Kica-Xhelili e quan ping-pong ligjor nismën e Hekuran Muratit

    February 8, 2023

    Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve

    February 8, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    By A.JFebruary 8, 20230

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka anuluar kontratën për segmentin Milloshevë-Mitrovicë në…

    Kica-Xhelili e quan ping-pong ligjor nismën e Hekuran Muratit

    February 8, 2023

    Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve

    February 8, 2023

    Abazi: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri

    February 8, 2023

    TË TJERA

    Leo Messi me zemër të madhe, dhuron 3.5 mln € për Turqinë

    February 8, 2023

    Sindikata e QKUK-së thotë se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Pagat, ka disa kërkesa

    February 8, 2023

    Loredana i bashkohet fondacionit të Pacollit, dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

    February 7, 2023

    Sa më do nga 1-10? Kiara befason Luizin me përgjigjen e saj

    February 7, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Rruga që s’përfundoi as pas 10 vjetësh, anulohet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    February 8, 2023

    Kica-Xhelili e quan ping-pong ligjor nismën e Hekuran Muratit

    February 8, 2023

    Bislimi: Plani franko-gjerman nënkupton njohjen ‘de facto’ të dy shteteve

    February 8, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.