Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës ka deklaruar se Vetëvendosje në momente të caktuara ka qenë më agresive ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sesa, sipas tij, vetë Serbia.
Sa i përket procesit të Apelit në Hagë, Haradinaj theksoi se duhen veprime konkrete, si ndarje buxhetore, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, sipas politikanit, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve u shfrytëzuan rreth 700 milionë dollarë.
“Jemi shtet i vogël, por nëse i shini shifrat që janë shfrytëzuar kundër zotëri Thaçit dhe kolegëve të tij, janë rreth 700 milionë dollarë. Edhe është i vetmi rast që Gjykata me vendim ka pranuar bashkëpunim dhe prova prej Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, kundër krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai në Klan Kosova.

