KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj reagon pas incidentit në SHBA, lavdëron institucionet e sigurisë amerikane

Haradinaj reagon pas incidentit në SHBA, lavdëron institucionet e sigurisë amerikane

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një incidenti të armatosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte prezent presidenti Donald Trump, duke vlerësuar reagimin e institucioneve të sigurisë.

Në një deklaratë publike, ai është shprehur se “reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”.

Haradinaj ka theksuar gjithashtu mbështetjen e Kosovës ndaj SHBA-së, duke shtuar se “Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan”.

Autoritetet amerikane po trajtojnë rastin, ndërsa liderë të ndryshëm kanë shprehur solidaritet me SHBA-në. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.