KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj përkujton gjeneralin Adrian Krasniqin: Shembull e udhërrëfyes për brezat

Haradinaj përkujton gjeneralin Adrian Krasniqin: Shembull e udhërrëfyes për brezat

Ramush Haradinaj ka kujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi në përvjetorin e tij ku sot bëhen 29 vjet nga rënia e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Krasniqin “e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë”.

Haradinaj gjeneralin e cilësoi shembull dhe udhërrëfyes për brezat për ta kuptuar se sa kushton liria e sa e madhe është dashuria për atdheun. /Zëri

Postimi i plotë:

Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun.

Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.