Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës që po mbahet në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Haradinaj, duke folur para protestuesve, tha se tubimi përcjell, sipas tij, një mesazh të qartë për atë që e cilësoi si “gabim të madh në drejtësi” në rastin e vendimit të Speciales.
“Jo në emër të popullit të Kosovës. Është një mesazh që ka ndodhur një gabim i madh në drejtësi. Vendimi është i padrejtë dhe i papranueshëm”, deklaroi Haradinaj.
Protesta në Prishtinë është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në protestë janë mbledhur qytetarë të shumtë, ndërsa gjatë tubimit janë përcjellë mesazhe kundër vendimit të gjykatës./Telegrafi.