KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj: Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Haradinaj: Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet ligjin, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet.

Në një prononcim për media, Haradinaj tha se aktualisht ka paqartësi lidhur me procedurën që duhet ndjekur, nëse çështja duhet të trajtohet në seancë apo të procedohet përmes Presidencës.

“Edhe tani jemi në një situatë konfuzioni lidhur me këtë çështje, nëse bëhet fjalë për procedurën në seancë apo për procedurën nga Presidenca. Prandaj, duhet të përqendrohemi te baza procedurale. Nëse konfirmohet nevoja për tërheqjen e propozimit, atëherë më pas mund të procedohet me amendamentimin e tij.

Aleanca, cilindo variant që mund të propozohet, e mbështet këtë ligj. E kemi mbështetur edhe më herët dhe do ta mbështesim edhe në vazhdim”, ka thënë Haradinaj./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.