KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hapet rruga për hapat e fundit për finalizimin e aplikimit të Kosovës në SEPA – do të mundësojë pagesa ndërkufitare më të shpejta

Hapet rruga për hapat e fundit për finalizimin e aplikimit të Kosovës në SEPA – do të mundësojë pagesa ndërkufitare më të shpejta

Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (AML/CFT), duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm drejt përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Në njoftim thuhet se me miratimin e këtij Ligji plotësohet një nga kushtet kryesore legjislative, duke i hapur rrugë vazhdimit të procesit të nisur nga BQK-ja me paraaplikimin në vitin 2024.

“Pas hyrjes së Ligjit në fuqi, BQK-ja do të nxjerrë rregulloret përkatëse që burojnë prej tij dhe do të finalizojë përditësimin teknik të aplikimit, duke reflektuar edhe ndryshimet e ndërkohshme në legjislacionin evropian, në koordinim me institucionet përkatëse të BE-së.

Me përmbylljen e këtyre hapave, aplikimi do të dorëzohet për shqyrtim sipas procedurave dhe afateve të institucioneve kompetente evropiane. Ndërkohë, BQK-ja, në bashkëpunim me sektorin bankar, po vazhdon përgatitjet për zbatimin e skemave të pagesave SEPA”, thuhet tutje.

BQK-ja mbetet e përkushtuar që procesi të avancojë sa më shpejt, duke siguruar përmbushjen e kërkesave përkatëse dhe koordinimin e nevojshëm me institucionet evropiane.

Përfshirja e Kosovës në SEPA do t’u mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës pagesa ndërkufitare në euro më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më të ulët, me kursime të vlerësuara në mbi 55 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.