KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hapet Qendra Informative Turistike në Prishtinë

Hapet Qendra Informative Turistike në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet është hapur Qendra e parë Informative Turistike, ndërsa njëkohësisht është lansuar edhe iniciativa PRN Urban Walks.

Sipas Ramës, iniciativa përfshin shtatë ciceronë turistikë vendorë të certifikuar, të cilët do t’u mundësojnë vizitorëve ta njohin Prishtinën përmes historisë, artit, gastronomisë dhe njerëzve të saj.

Rama e ka cilësuar qendrën e re si një pikënisje të rëndësishme për promovimin e kryeqytetit dhe për t’u ofruar vizitorëve një mënyrë të re për ta zbuluar Prishtinën.

Hapja e kësaj qendre synon të kontribuojë në promovimin e potencialit turistik të kryeqytetit dhe në ofrimin e informacioneve më të drejtpërdrejta për vizitorët. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.