Kryeqyteti, në bashkëpunim me ICK-në, ka hapur hapësirën e re të inovacionit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Sipas Komunës, kjo hapësirë synon të shërbejë si pikëtakim për të rinjtë, startup-et dhe idetë kreative, me fokus në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Komuna e Prishtinës e ka cilësuar hapjen e kësaj hapësire si një hap të ri në mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në kryeqytet. /Telegrafi/