KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Sot vendosim për Kosovën, ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë

Hamza: Sot vendosim për Kosovën, ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës së bashku me familjen, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Me këtë rast, Hamza theksoi se dita e zgjedhjeve është dita kur qytetarët vendosin për drejtimin e Kosovës dhe për të ardhmen e tyre.

“Sot është dita e qytetarëve. Dita kur vendosim për Kosovën. Unë dhe familja ime votuam dhe ushtruam të drejtën tonë demokratike”, deklaroi Hamza.

Ai shprehu mirënjohje për të gjitha institucionet dhe akterët e përfshirë në organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, duke vlerësuar angazhimin e tyre për një proces të rregullt dhe demokratik.

“Si Kryetar i PDK-së, i falënderoj institucionet, forcat e rendit, shoqërinë civile, komisionerët, vëzhguesit dhe mediat për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Hamza u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e respektimit të procesit demokratik dhe të vullnetit të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike.

“Në këtë ditë të rëndësishme për vendin, le ta dëshmojmë pjekurinë tonë demokratike me respekt, përgjegjësi dhe besim në vullnetin e qytetarëve”, tha Hamza.

Në fund, Kryetari i PDK-së uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në atmosferë të qetë, demokratike dhe me pjesëmarrje sa më të lartë qytetare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.