KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja, rruga jonë mbetet integrimi euroatlantik

Hamza priti ambasadorin jo-rezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja, rruga jonë mbetet integrimi euroatlantik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi prioritetet e Irlandës si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Irlanda mbetet një model frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Hamza theksoi se PDK e mbështet përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kërkon që edhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Në përfundim, Hamza ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.