Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar për një aderim të ri në këtë parti.
Hamza ka bërë të ditur se në PDK është mirëpritur Dr. Sc. Naim Telaku, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili – sipas tij – do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
“Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë… Mirë se erdhe, profesor! Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai ka theksuar se Telaku ka një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe kontribut në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë.