KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Hamza këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.

Megjithatë, ai deklaroi se nuk do të dorëzohen dhe do të angazhohen për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë.

"Kam shpresuar deri momentin e fundit që pas 16 shtatorit këtë përgjegjësi do të mund t'ua dorëzoj liderëve të luftës dhe paqes, kam besuar se menjëherë pas 16 shtatorit ata do të ktheheshin në Kosovë dhe do ta vazhdonin vetë rrugëtimin e tyre politik. Edhe përkundër rrethanave të mia personale, kam qëndruar dhe shpresuar se kjo ditë po vinte", tha Hamza, njofton Klankosova.tv.

Por 16 shtatori, sipas tij, fatkeqësisht e padrejtësisht na bëri këtë shpresë edhe më të largët.

"As unë dhe as PDK-ja nuk do të dorëzohemi në përpjekjet tona për lirimin e tyre. Do të vazhdojmë të angazhohemi për drejtësinë, për të vërtetën dhe për kthimin e tyre pranë familjeve të tyre, pranë popullit dhe pranë Kosovës", tha tashmë kryetari i dorëhequr i PDK-së, Bedri Hamza. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.